Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për tetë deputetë të PD-së, që sipas tyre kanë penguar zhvillimet në seancat plenare në Kuvend.
Bëhet fjalë për deputetët demokratë: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Një grup deputetësh kanë depozituar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën, në të cilën thuhet se këta deputete ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Kërkesa është firmosur nga një grup deputetësh të PS-së.
Kujtojmë se pak ditë më parë Kuvendi përjashtoi me 10 ditë kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe deputetët Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka./m.j