Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka njoftuar ditën e sotme se duke nisur nga ora 22:00 deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit në drejtim të qytetit të Elbasanit do kryhet transporti i një vinçi të përmasave të mëdha.
Sipas njoftimit të autoriteteve drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes në këtë aks rrugor pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për qarkullimin normal të mjeteve.
Policia e Durrësit ka paralajmëruar mjetet e tonazhit të rëndë që ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative në mënyrë që të shmangen pengesat.
Njoftim i DVP Durrës:
Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.
Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.
/s.f