Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e tetë vjetorit të pavarësisë.
Majko uron të gjithë liderët kosovarë pa harruar edhe familjen Jashari dhe ata që ranë për Kosovën e pavarur. Mesazhi i deputetit socialist për kosovarët: të kthejnë kokën nga e kaluara për të kuptuar të tashmen.
“Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë! Ditë e bukur për t’u kujtuar. Ditë e vështirë, sot, për t’u festuar. Ktheni kokën nga errësira nga e cila erdhët për të kuptuar më mirë të tashmen. Gëzuar nga zemra të gjithë Jasharëve, ata që janë mbi e nën tokën e Kosovës. Gëzuar Lladrovcëve dhe Haradinajve. Gëzuar Hashim. Gëzuar Albin. Gëzuar Ibrahim Rugova. Gëzuar Rexhep Qosja. Gëzuar Kryeministër. Gëzuar Presidente. Gëzuar Piro, nipi im prishtinas. Ju përshendes e ju përqafoj nga Tirana. Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndërroni, për më shumë… 17 shkurt 2016”, shkruan Majko, kryeministër i Shqipërisë në kohën e bombardimeve në NATO-s në Serbi.
.