Padyshim eventi i ditës sot në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka qenë dhe është aktualisht “Loja e Rezistencës”, në të cilën banorëve pjesëmarrës do t’i duhet të rrinë tê paktën 10 orë pa lëvzur duke mbajtur shtypur një buton gjatë gjithë kohës.
Tani, kur kanë kaluar pak më shumë se 6 orë nga nisja e sfidës, shumica e konkurentëve ndodhen ende në garë për fitimin e 2500 eurove, megjithatë disa prej tyre janë eleminuar, duke mos rezistuar sa të tjerët.
Kështu, e para që hoqi dorë ishte Tea, pas saj Kiara e më pas Valbona, me të treja vajzat që nuk mundën të shkonin përtej 3-orshit në sfidë.
Më pas u skualifikuan Kristi dhe Xhonatani, që qëndruan më shumë se të parat, por sërish duke mos ja dalë të mbajnë shtypur butonin ashtu siç duhet.
Ndërkohë banorët e tjerë vazhdojnë mbeten stoikë, teksa janë ushqyer me ndihmën e konkurentëve të skualifikuar. Lajmi mirë për ta është se me mbushjen e 7 orëve do mund të marrin karrige për t’u ulur,
çka do i ndihmojë në çuarjen deri në fund të misionit të tyre. Rekordi botëror i kësaj sfide në të gjithë reality show-t është 14 orë, që s’do ishte çudi të thyhej sonte.
/e.d