Ish-deputeti Azgan Haklaj është shprehur se kreu qeverisë Edi Rama, kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta, kanë bërë komplot kundër PD dhe kryesisht ndaj Lulzim Bashës
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Dorian Duçka, ish zëvendësministër për energjetikën, i përmendur në dosjen e aferës së ish-zyrtarit të FBI-s Charles McGonigal, është djali i hallës së Ilir Metës dhe djali i dajës së Etilda Gjonajt
“Duçka është djali i hallës Ilir Metës, djali i dajës së Etilda Gjonajt. Etilda Gjonaj ishte ministër kur ka ardhur letërporosia nga DASH, në Shqipëri. Ka nisur një hetim ndaj Bashës me urdhër të oligarkëve pranë Ramës. Është bërë një hetim në prokurorinë e Tiranës dhe është mbyllur hetimi e më pas është bllokuar letër porosia që është në favor të Lulzim Bashës.
Berisha njëherë e mohoi dosjen ruse, pastaj tha ma solli Donald Lu e kam në zyrë, pastaj ngriti një komision auditi për ‘rublat’ ruse. Kjo është bërë për të dëmtuar Bashën personalisht. Duçka është dhe mik me Shkëlzen Berishën, problei është se pse Berisha thotë se nuk e njeh”- tha ai.
/e.d