Analisti Lorenc Vangjeli në studion e alajmeve në MCN Live ka komentuar skandalin McGobnigal duke u ndalur te shmangia e kryeministrit Rama të Kuvendit duke dhënë deklarata më pas në disa televizione.
Ai tha se ndonjëherë e njëjta fjalë e thënë në vendin jo të duhur dhe në momentin e duhur ndikohet dhe nuk ka vlerën që do të kishte.
Sipas tij, nuk ka asnjë akuzë drejtuar kryeministri Rama dhe se duhet durim që të flasë drejtësia amerikane.
E gjykuar me qetësi nuk do të kishte asgjë të keqe nëse kryeministri do të ishte në sallë dhe në ato kushte që u zhvillua seanca e radhës. Mund të largohej shpejt. Gjykimi im ngrihet se çfarë do i shërbente më mirë publikut dhe në këtë moment i vlen antibiotiku i vetëm që shëron sëmundjen e sistemit, që është transparenca. Rama mund të shkonte dhe ta thoshte të vërtetën e tij në sallën e parlamentit, dhe duke thënë këtë do shihja anën tjetër nëse ai tenton distancë etike dhe higjienike nga një realitet acid palës tjetër i mungon durimi. Në Tiranë lloj lloj njerëzish dhe nga ata që e konsiderojnë veten politikanë, shumë kush nga kolegët tanë përfshirë dhe veten time në ngutin tonë për të thënë fjalën e fundit në fillim na mungon durimi. Ngutin e kemi të shumtë për të arritur te të vërteta.
Më tej ai shtoi se ka një fat në këtë histori që duhet të lëmë të shprehet drejtësia amerikane sepse institucionet atje edhe pse kanë ceduar për rastin McGonigal dhe për sa kohë arrijnë të hyjnë dhe në shtëpinë e presidentit në detyrë është larg mendjes të mendohet se ata po kursejnë tani kryeministrin e Shqipërisë apo çdo tjetër shqiptar që ka shkelje me ligjin.
Le të ngrihen lloj lloj zërash në Tiranë dhe të japë dënime para se ta bëjnë të zotët e punës kjo është një nga aktet e shumta të tragjedisë tonë qesharake duke treguar se sa të vegjël jemi dhe se jemi në gjendje të përmbysim gjithë dynjanë. Më dëshpërim është dëshpërimi që shihet në sallën e parlamentit ku për njërën pjesë shihet sikur u ka ardhur ora e ahengut. Nuk ka ndonjë strategji për ta shtyrë këtë histori. Kjo është një histori që nuk mbaron në fund të javës së gjelbër dhe me një instrument të dobishëm që quhet durim do duhet të presim.