Teksa deputetët e PD bllokuan foltoren e Kuvendit, të njëjtën gjë nuk e bëri deputetja e PL Monika Kryemadhi. E pyetur nga gazetarët se përse ishte pasive në seancë, ajo tha se ishte vëzhguese teksa vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Kryemadhi: Sot nuk isha pasive, isha vëzhguese. S’mbaj mend kur është deleguar ndonjë interpelancë, po ne jemi mësuar kur ai delegon firmën, ai as projektin e Durrësit se ka firmosur vetë. Qesharake është se mazhoranca edhe nëse dikur kishin ndopak tru, sot i ka humbur fare.
Rama s’i shpëton dot gransupirës, do i vijnë marshallët e prokurorët do e çojnë para drejtësisë. Tashmë topi është në derën e SPAK.
/s.f