Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese duket se ka gjetur dakordësinë e të gjitha palëve për ndryshmet në Kodin Rrugor.
Një nga pikat që pritet të ndryshojë është afati i pagesës së gjobave. Sot për të paguar një gjobë pa kamatë vonesë është përcaktuar një afat prej 5 ditësh.
Ky afat është propozuar të trefishohet duke shkuar në 15 ditë, duke i lënë më shumë kohë shqiptarëve të paguajnë fletën e gjobës.
Pritet po ashtu të ndryshojë edhe falja e gjobës. Nga 20% ulje që ofrohe aktualisht për pagesat në afat, ulja do të shkojë në 50%.
Ndryshimet e Kodit Rrugor synojnë që të ndërgjegjësojnë shqiptarët mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit.
Ndërkohë, shpejtësia në autostradë do të ndryshojë.Nga maksimumi prej 110 km/h që është aktualisht, shpejtësia do të lejohet deri në 130 km/h.
Kjo kërkesë erdhi pas shqyrtimit se rrugët e Shqipërisë janë në gjendje të ofrojnë siguri me këtë shpejtësi lëvizje.
Po ashtu një njoftim i publikuar më parë lidhet edhe nga vlefshmëria e të gjitha patentave që do të zgjatet me 15 vite.
Një tjetër ndryshim i vendosur tashmë dhe në Kod është detyrimi i bashkive që 50 përqind të vendparkimeve që administrojnë, të jetë pa pagesë.
/s.f