Këtë të premte deputetët e Kuvendit të republikës do të kthehen në seancën plenare, e para për sesionin pranveror, por jo edhe në një seancë solemne për nder të 8-vjetorit të pavarësisë, pavarësisht insistimit të pozitës, raporton KTV. 22 pika të rendit të ditës janë për seancën e së premtes që Kadri Veseli beson se do të jetë një seancë me pamje të bukura, e jo si ato të sesionit të kaluar, por Aida Dërguti po e konsideron këtë si provokim ndaj opozitës. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri përveç seancës të së premtes, ka kërkuar që seancë të ketë edhe të enjten, por ajo të jetë solemne, e mbështetje mori edhe nga Adem Grabovci i PDK-së. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se po të duan dy partitë më të mëdha, presidentin mund ta zgjedhin edhe nesër.