• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta më 11 shkurt/ Berisha, thirrje për mosbindje civile: Rama të largohet një minutë e më parë ose e hedhim në Lanë

by Java News
01/02/2023 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme në selinë blu drejtuesit politikë dhe drejtuesit e qarqeve për të diskutuar në lidhje me protestën e njoftuar nga opozita në datë 11 Shkurt përpara kryeministrisë.

Berisha foli për mosbindje civile duke theksuar se Rama duhet të largohet një minutë e më parë, ose përndryshe qytetarët do e hedhin në Lanë. Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kombit.

“Ai nuk ndalet para asnjë akti. Nuk njeh asnjë kufi. Nuk njeh asnjë normë morale, asnjë standard, asnjë ligj kombëtar apo ndërkombëtar. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe qytetarët shqiptarë do ta hedhin në Lanë, do të bëjnë, do të rivendosin reputacionin dinjitetin, moralin e tyre.

Kurrë ndonjëherë që nga koha e Enver Hoxhës dinjiteti i këtij vendi nuk është dhunuar në këtë mënyrë. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është po kaq e zezë sepse ky akt korruptiv u ndërmor me qëllimin e vetëm të shkatërrimit të pluralizmit dhe demokracisë në Shqipërisë. Demokraci pa opozitë nuk ka. Me para droge dhe para të tjerë ai u përpoq dhe përpiqet në të gjitha mënyrat për të konsoliduar monizmin e tij.

Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet demokratike përfshirë mosbindjen civile është sot misioni i qytetarëve shqiptarë dhe popullit opozitar. Thirrja jonë është për çdo shqiptar në Shqipëri dhe në çdo vend të Europës të bashkohemi për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kombit”, tha Berisha./m.j

Next Post
Prostituta! Ah ju Shitoftë Zana!

"PD në ditët e saj më të zymta"/ Gjikondi: Protesta e 11 shkurtit për hallet e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In