• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nga ithtar i “bashkimit”, në ithtar i vulës

by Mero Baze
01/02/2023 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sot, kur PD po përballet me problemin ligjor të trashëgimisë juridike të partisë, Sali Berisha nuk i ka dhënë argumente askujt, që e ka bërë PD-në më të madhe dhe e ka bashkuar.

Sali Berisha nisi betejën kundër Lulzim Bashës në shtator 2022, me premtimin e madh se do ta bënte PD më të madhe, më të bashkuar, më të fortë.

Në emër të këtij slogani, ai në të vërtetë pas një viti e gjysmë e ka bërë PD-në më të vogël, më të përçarë dhe më të dobët. E ka kuptuar dhe vetë dhe e ka ndërruar me sloganin “Shqipëria në rrezik”.

Të gjitha spekulimet se Berisha ka shumicën apo Basha ka pakicën burojnë nga përpjekja e Berishës për t’i imponuar gjykatës me dhunë, dëshirën e tij për të rrëmbyer vulën e PD.

Ky është dhe objektivi i vetëm i protestës së 11 shkurtit.

Tani është krijuar bindja që Berisha nuk ngjall dot shpresa afatgjata në opozitë.

Nuk ngjall dot shpresa për një mandat qeverisës.

Nuk ngjall dot shpresa qoftë dhe për një vit të suksesshëm opozitar dhe ka filluar të ngjallë shpresa javore.

Herë pas here, një herë në tre muaj, lajmëron një miting “që do të jetë më i madhi në histori” dhe që “do përmbysë qeverinë”. Zakonisht i njofton dhjetë ditë para. Ato dhjetë ditë janë dhjetë ditët e shpresës së opozitës.

Pastaj ndodh protesta, shfryet entuziasmi dhe dy protestat e tjera më pas dështojnë, pasi nuk i mblidhen as sa Këshilli Kombëtar.

Kjo është hera e tretë që Berisha “ngjall shpresë” në opozitë në periudhën kohore të një viti, me tre mitingje, atë të korrikut, atë të dhjetorit, që përfundoi me 1 mijë vetë dhe një grusht turinjve nga një i çmendur, dhe ky i 11 shkurtit.

Kaq është i gjithë kontributi opozitar i Sali Berishës qyshkur ka nisur procesin e përçarjes së PD.

Tani nëse gjykata do shqyrtojë aktet ligjore, natyrisht që PD i takon Lulzim Bashës. Por dhe nëse do shikojë kontributet opozitare, akoma më keq për Berishën.

Kontributi i tij i vetëm për një vit e gjysmë është se ka përçarë PD-në dhe e ka bërë më të dobët, më të përçarë dhe më të vogël. Madje me këtë që ka bërë, dhe sikur t’i takonte vula këtij dhe jo Lulit, këtij nuk i duhej dhënë nëse do niseshin nga kontributi opozitar.

Ndaj dhe protesta e 11 shkurtit, është  një protestë që kërkon të trembë Gjykatën e Tiranës dhe t’i imponohet asaj me dhunë për t’i marrë vulën e PD.

Nuk e di ç’mund të bëjë gjykata, por Berishës nuk i takon as me letra, as me vepra. Në të dy rastet ai e ka shkatërruar PD. E ka bërë siç i duhet Edi Ramës.

E të mendosh tani, që ky kur nisi betejën, gjoja donte  ta bashkonte PD-në, kurse në fund të betejës, pasi e bëri copë copë Partinë Demokratike, do vetëm vulën. Atë për të cilën nisi realisht betejën.

Next Post
Kur kjo i ndodh Roland Bejkos, imagjinoni se çfarë mund t’iu ndodhë të tjerëve

Kush e vrau Brilant Martinajn? Hoxha zbardh detaje: E njëjta skuadër i bëri atentatin dhe...

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Ka pas qenë Doktor Sali Berisha, mbasi njerëzia kishin shpresë nga besimi qe ai jepte. Tashti i kanë hequr Doktorin, ka ngelur vetëm Sali Berisha, mbasi ai edhe te gjallët i vdes, e jo më të ngjallë të vdekurit…..
    Ku nuk ka shpresë, ka vetem ngordhje si qëntë …..dhe një fat i tillë, po e pret PD-në, e cila po ecën me shpejtësi, drejtë greminës nga ku nuk duket se ka këthon prapa kjo parti….
    Në 2024, do të themi……na ishte njëherë një parti që mbante siglën PD, por vajti për lesh e përshesh, nga vjedhja, krimi dhe korupsioni i paskrupullt i drejtuesve të sajë Sali Berisha dhe Lulzim Basha & Co…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

December 30, 2025
Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

December 30, 2025
Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

AKSHI nën hetim për tenderat, Rama: Ai është institucion krenarie, në shkurt dalim me E-Albania 2.0

December 30, 2025
“Agasi e rrahu Ulsiun me grushta”, Manja i përgjigjet Berishës: Për shpifjesi kjo, e ke leje ta përdorësh emrin tim!

“Agasi e rrahu Ulsiun me grushta”, Manja i përgjigjet Berishës: Për shpifjesi kjo, e ke leje ta përdorësh emrin tim!

December 30, 2025
Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

December 30, 2025
29 Nëntori/ Kryeministri Rama uron 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

“SPAK, SPAK, SPAK…”/ Kryeministri: Opozita në depresion e përdor për të goditur qeverinë!

December 30, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

December 30, 2025
Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

December 30, 2025
“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

December 30, 2025
“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com