Një gjykatë iraniane ka dënuar me më shumë se 10 vjet burg secili, një çift të ri, që kërcenin para një prej monumenteve kryesore të Teheranit në një video që shihet si një simbol i kundërshtimit kundër regjimit.
Astiyazh Haghighi dhe i fejuari i saj, Amir Mohammad Ahmadi, të dy në fillim të të 20-tave, u arrestuan në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, pasi një video u bë virale, ku ata dukeshin duke kërcyer në mënyrë romantike përpara Kullës “Azadi”.
Haghighi nuk mbante shami, në kundërshtim me rregullat strikte të Iranit. Gratë gjithashtu nuk lejohen të kërcejnë në publik, e lëre më me një burrë.
Gjykata revolucionare në Teheran u ndaloi atyre gjithashtu edhe përdorimin e internetit dhe largimin nga Irani. Çifti, i cili tashmë kishte një ndjekës në Teheran si blogerë të njohur në Instagram, u dënua për “inkurajimin e korrupsionit dhe prostitucionit publik” si dhe për “mbledhje me qëllim të prishjes së sigurisë kombëtare”.
/a.r
Pour crime de danse, Astiyazh Haghighi, 21 ans, et Amir Mohammad Ahmadi, 22 ans, ont été condamnés à 10 ans et 6 mois de prison. @AlinejadMasih #MahsaAmini pic.twitter.com/iwtzEOsNdA
— L’important (@Limportant_fr) January 30, 2023