Pjesa më e madhe e qarkut te Korces u përfshi nga reshje intensive të dëborës gjatë orëve të para të mëngjesit.
Trashësia shkoi deri në 5 centimetra, ndërsa temperaturat në minus 7 gradë.
Reshjet më të dendura ishin kryesisht në zonat malore. Ndërkohë vështirësi pati dhe në akset nacionale.
Firmat kontraktore janë duke punuar për të mbajtur të kalueshëm pa problemet të gjitha akset nacionale përfshi këtu dhe ato të fshatrave turistik të Dardhës dhe Voskopojës. Nga ana tjetër policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimërore.
Kjo me qëllim shmangien e aksidenteve. Ndërkohë problemet në lëvizjen e mjeteve u panë në Voskopojë, Vithkuq e Lekas, por dhe në disa zona të Bashkisë së Ersekës si dhe të Devollit.
Sa i takon energjisë elektrike, burime bëjnë me dije se furnizimi ka qenë normal në të gjithë qarkun.
/s.f