Zhvillohet takimi i parë i Task Forcës për analizimin e integruar të çështjeve të pushuara dhe mosfilluara të trafikimit të personave, në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Koordinatorit Kombëtar për Çështjet e Luftës kundër Trafikimit të Personave/Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit.
Task Forca kyesohet nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata, si dhe ekspertë nga ICITAP, PAMECA dhe OPDAT.
Task Forca do të punojë për të përmirësuar cilësinë e hetimeve antitrafik dhe rrjedhën e informacionit të përftuar nga përgatitja e mirë dhe sistematike e çështjeve, për të garantuar një qasje multi-institucionale për shqyrtimin e detajuar dhe përmirësimin cilësor të veprimeve antitrafik. Struktura e posaçme do të kryerjë analizë të legjislacionit penal mbi çështjet e trafikimit të personave, si dhe do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet hallkave të sistemit të drejtësisë penale.
Rezultatet do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të sistemit dhe të çështjeve individuale në hetimin, ndjekjen penale dhe marrjen e vendimeve për trafikimin e personave, si dhe do të përmirësojë trajtimin e viktimave ose viktimave të mundshme të trafikimit.