Femrat janë të prira t’ua tregojnë sekretet shoqeve, aq më parë nëse vërtet kanë filluar lidhjen apo martesën. Nëse nuk i eliminoni këto shprehi, mund të përfshiheni në probleme të papritura.
Pra, mezi presim që dikush të na dëgjojë, të na ofrojë përkrahje dhe të mbajë ekskluzivisht anën tonë. Mirëpo, shpesh llomotitja për gjithçka dhe për çdo gjë gjithsesi mund të kthehet bumerang.
Jo vetëm që kjo mund të shkatërrojë besimin midis jush dhe partnerit, por këshillat e miqve mund t’u hutojmë edhe më shumë.
Detajet e jetës suaj seksuale
Shumica e çifteve i ka sekretet e veta seksuale, për të cilat disa nga to shpreson që të mos i zbulojë familja apo miket, qoftë kur është fjala për pozën e preferuar, shpejtësinë dhe gjatësinë e fetishit. Ajo që ndodhë në dhomën tuaj të gjumit ju përket vetëm ju të dyve.
Paraja e tij
Kur është fjala për pagën e ulët apo borxhet e mëdha, mashkulli mund të ndihet më pak i vlefshëm, nëse e di që miket tuaja kanë informacione të plota për situatën e tij financiare. Gjithashtu, disa miq tuaj do të mund të ndiheshin jo mirë, nëse lavdëroheni me të ardhurat e tij të mëdha, duke pasur parasysh situatën e tyre financiare.
E gjitha që ju është thënë në besim
Edhe pse shpesh ballafaqoheni me sfidat që të bisedoni me miket, patjetër duhet të përmbaheni. Nëse e dini që kështu do të lëndoni në çfarëdo mënyre, mbajini ato informacione për vete, sepse kurrë nuk duhet në cilat mënyra do të mësojnë për to. /Telegrafi/