Ish Kryeministri Berisha, përmes një postimi në Facebook shkruan se Rama vendosi për shkarkimin e Canit, që ai e cilëson si hajduti i floririt, jo për shkak të gropës në financa, por për arsyen e thjeshtë se Shkëlqim Cani ka kundërshtuar koncensionin për vjeljen e TVSH-së. Sipas Berishës, këtë konçension e kërkon vëllai i Ramës, Olsi Rama, dhe me zëvendësimin e Canit nga Ahmetaj, kjo do të bëhet realitet deklaron Berisha. Ish Kryeministri thotë se Arben Ahmetaj, personi që i ka borxh shqiptarëve 15 mln euro, u vendos në krye të Financave për hir të devotshmërisë së tij ndaj Kryeministrit.
Statusi i plotë i Berishës:
Me ndryshimet e sotme ne qeveri, Rama uzurpon per vete parate e shtetit, por vrapon drejt fundit te tij te merituar!
Te dashur miq,
Iku hajduti i floririt Shkelqim Cani.
Ai falimentoi financat e vendit, por iku jo per kete por se kundreshtoi ti japi Rames nepermjet Olsit 140 milione euro me koncensionin e TVSH!!
Ahmetaj vjen ne financa, per te cilat ka zero njohuri, por ka marre persiper ti japi Rames, nepermjet vellait te tij Olsi, 140 milione euro me koncensionin e TVSH dhe liçencat e Kazinove!
Tre vjet me pare, Ahmetaj president i kompanise “Hermes” qe i kishte qytetareve shqiptare 15 milione euro impulse ne Telekom, por qe mbylli dosjen me ryshfete 2 milione euro, per habine e te gjitheve u emerua superminister i kabinetit te “aleances se qelbesirave”!
Ahmetaj, i pyetur nga nje njeri shume afer tij, se si ka mundesi qe nga mesues anglishteje i arratisur nga vendi per shkak te ndjekjes penale u ngjit kaq larte, Ahmetaj u pergjigj: “Une u emerova sepse e paguaj me shume se kushdo tjeter Edi Ramen”.
Bashkepunetor te ngushte te Rames tregojne se Arbeni pas çdo pakoje me euro qe dorezon tek Rama, thote vetem nje fjali: “Me shfrytezo, shef, me perdor mos me kurse”!!
Kurse Milva, pasi organizoi per Ramen me Beqen vjedhjen e 320 milione eurove koncensione ne ministrine e shendetesise, vjen per te vazhduar besnikerisht vepren e Ahmetajt ne ministrine e Ekonomise, per ta varrosur perfundimisht ekonomine shqiptare. sb