Kjo javë ka nisur me ngrica në të gjithë vendin, ndërsa moti i ftohtë do të na shoqërojë përgjatë gjithë javës. Mëngjesi nisi me temperatura shumë të ulëta, por moti është i kthjellët dhe me diell.
Meteorologia Tanja Porja bëri të ditur se termometri ka shënuar minus 4 gradë në zonat malore, 3 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet nga 6-7 gradë. Ndërsa maksimumi i temperaturave ngjitet në 6 gradë celcius në zonat malore, kryesisht juglindje, kurse në bregdet në 13 gradë celcius.
Mot shumë i ftohtë dhe me ngrica ka përfshirë edhe rajonin. Termometri ka zbritur në minus 10 gradë në Mal të Zi, kurse në Kosovë e Maqedoni në minus 4 dhe minus gradë celcius.
Pjesa më e madhe e ditës do të jetë me ngrica pasi termometri në zonat e banuara nga shqiptarë Plavë e Guci do të jetë me ngrica.
Pas mesjavës do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave. Moti i acartë do të vijojë në të gjithë Ballkanin dhe vendin tonë për disa ditë.
/a.r