GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për 15 të arrestuarit në kuadër të operacionit për shkatërrimin e grupit kriminal të trafikut të drogës Shqipëri Itali.
Janë konfirmuar 14 masa ‘arrest me burg’ dhe 1 masë ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që kanë qenë 21 urdhrat e arrestit por 6 persona janë ende në kërkim.
Dosja
Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës.
Mes të arrestuarve gjatë një hetimi ndërkombëtar për trafikun e drogës që përfshinte Italinë dhe Shqipërinë, janë edhe katër vëllezër shqiptarë që banojnë në Palazzolo sull’Oglio, në zonën e Brescias dhe që janë vënë në pranga.
Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet.
21 ‘urdhër arrestet’ në Shqipëri
Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga (Nga Durrësi)
Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago (Nga Durrësi)
Emirjan Beu (Nga Durrësi)
Dorian Beu (Nga Durrësi)
Syrjan Tola (Nga Durrësi)
Igli Lala alias Oltion Lala (Nga Durrësi)
Ramazan Grada (Nga Durrësi)
Florid Vukaj (Nga Malësia e Madhe)
Gjergj Zefi (Nga Durrësi)
Renato Zefi (Nga Durrësi)
Rexhep Dallupi (Nga Peqini)
Alfred Luli (Nga Tirana)
Gjergji Luli (Nga Tirana)
Saimir prenga Nga Tirana)
Lorik Prengaj alias Fabio Prenga (Nga Tirana)
Françesko Çeçi alias Francesko Ceci (Nga Durrësi)
Ilir Duro (Nga Tirana)
Lulzim Selimi (Nga Durrësi)
Dhimitër Nina (Nga Durrësi)
Eledjo Dedej (Nga Durrësi)
Enkeleda Bakalli, vetmja në ‘arrest shtëpie’ (Nga Durrësi)
Shifrat e operacionit
Janë ekzekutuar në total që prej fillimit të hetimeve në total 119 masa të parandalimit personal, duke përfshirë arrestimet në flagrancë, arrestimet me vonesë dhe urdhrat e paraburgimit (që vijojnë të kryhen në Shqipëri);
Sekuestrimi i mbi 120 kilogramë kokainë të importuar nga Holanda dhe mbi 15 kilogramë heroinë shumë të pastër, të rafinuar për t’u shpërndarë më pas tek klientët, në dy laboratorë – objekt sekuestroje – të vendosura në provincat e Kremones dhe Milanos;
Sekuestrimi i më shumë se 129 kilogramëve marihuanë dhe 92 kilogramë hashash. Me referencë specifike për marijuanën, farat përkatëse u importuan në Itali për kultivim në terren në dy serra (gjithashtu të sekuestruara) të krijuara brenda po aq fermave të vendosura përkatësisht në provincat Mantua dhe Modena;
Sekuestrimi parandalues i aseteve dhe burimeve financiare në shumën totale prej 5,068,340,00 euro.
/e.d