Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ditën e djeshme, Diola Dosti teksa po bisedonte me Xhonatanin, është shprehur se pavarësisht ngjarjeve brenda në shtëpi, ‘është e qetë’.
Duket se Diola nuk po i përballon mirë ato duke u shprehur se dalja e saj nga shtëpia e BBV nuk do ta mërzisë atë.
“Jam më e qetë, por nuk jam unë komplet. Edhe nuk po më pëlqen kjo pjesa që nuk jam unë komplet. Prandaj në çdo moment që do ndodhë dalja, unë do jem e lumtur…”, shprehet Dosti.
/e.d