55.3% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë rreth të 20-ve janë të papërgjegjshëm.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania vetëm 15.2% e tyre mendojnë të kundërtën, që të rinjtë janë të përgjegjshëm, ndërsa 29.4% e shqiptarëve janë neutralë.
Ata që mendojnë se të rinjtë janë të papërgjegjshëm janë të rriturit.
Duke nisur nga grup mosha 65-75 vjeç, 65.1 % e tyre, i konsiderojnë të rinjtë të papërgjegjshëm. Kurba vjen në zbritje deri tek grup mosha 18-24 vjeç, ku 24.2 % e tyre mendojnë se të rinjtë janë të papërgjegjshëm.
57% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-ve nuk do të punojë.
Vetëm 15.1% mendojnë të kundërtën, pra që të rinjtë duan të punojnë ndërsa 27.9% e qytetarëve janë neutral.
Ata që mendojnë se të rinjtë nuk kanë dëshirë të punojnë nisin nga grup mosha 25-34 vjeç me 53.2%. Grafiku shënon kulmin tek grup mosha 65-75 vjeç me 67%. Ndërkohë grup mosha 18-24 vjeç të cilët mendojnë se 20-vjeçarët nuk duan të punojnë, zë vetëm 33.5%.
/s.f