Duket se zarfet e zinj në shtëpinë e ‘Big Brothet VIP’ nuk kanë fund.
Një tjetër ka mbërritur ditën e sotem, teksa kësaj radhe fajtor ka qenë Armaldo. Ai është hedhur në pishinë duke dëmtuar mikrofonin dhe duke thyer kështu një nga rregullat kryesor të Vëllait të Madh.
Menjëherë pas këtij veprim Vëllai i Madh ka reaguar duke dërguar një zarf të zi teksa u ka hequr të drejtën e fjalës të gjithë banorëve nisur që nga momenti që lexohet zarfi dhe deri tek “Talent Show” që kanë për të zhvilluar të shtunën e spektaklit të madh.
Në të kundër, nese ky rregull thyhet pasojat janë më të rënda, duke mbetur banorët pa buxhet jave dhe pa cigare.
Kujtojmë se ditën e sotme një tjetër zarf i zi ka mbërritur dhe ky pikërisht për fikjen e mikrofonave.
/e.d