Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho deklaroi se më 8 janar, ditën kur ndodhi përplasja mes dy grupeve të PD-së në selinë blu, ishte planifikuar vrasja e Enkelejd Alibeajt.
Në një intervistë për Euronews Albania, Braho u shpreh se Sali Berisha kishte informacione se Alibeaj ishte ndër kundërshtarët e tij më të fortë për kreun e partisë.
“Ai e pushtoi SHQUP-in një vit më parë. Çfarë bëri? Aq më mirë akoma që nuk ka dalë vendimi i gjykatës, ka dashur të hyjë në kundërshtim me ligjin atje.
Ç’do të bëjë ai kur të dalë vendimi i gjylatës, ta zëmë që nuk e njeh partinë e tij? Theu, dogji, shkatërroi, hodhi bpomba, rrezikoi jetën e Alibeajt.
Ishte planifikuar Alibeaj, që të goditej. Atë deklaratë e përkrahu gjysma e deputetëve të Partisë Demokratike. Rrezikohej se ai ishte në krye, kishte informacione Berisha që Alibeaj ishte ndër kontestatorët e tij kryesorë”, theksoi ai./m.j