Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu tha në emisionin Now në Euronews Albania se opozita në Shqipëri janë duke trilluar mbi aktakuzën ndaj ish-zyrtarit të FBI dhe lidhjet e tij me kryeministrin shqiptar për tua shitur shqiptarëve si të vërtetë.
Gogu shpreh se ish-zyrtari i FBI akuzohet për deklarim të rremë ndaj agjencisë së vet dhe falsifikim të dokumenteve, nuk akuzohet për mitmarrje dhe korrupsion.
“Ai nuk akuzohet për mitmarrje, as për korrupsion. Ne kemi punë me këtë fakt për të kuptuar çfarë ka ndodhur në Tiranë me kryeministrin tonë që po akuzohet që përmes tij ka korruptuar FBI. Ai paratë i ka marrë nga personi A. Edhe personi A që është pyetje nuk është marrë i akuzuar, jo më kryeministri shqiptar që është në punën e tij”, tha Gogu.
/a.r