Monumenti i pavarësisë së Kosovës, Newborn, këtë vit do të ngjyroset me të bardhë dhe me të kaltër. I njëjti do të jetë i rrethuar edhe me tela me gjembë, raporton Koha.net. Një ditë më parë, kreatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, i ka thënë TV Arta-s se Newborn do të paraqes gjendjen reale të shtetit të Kosovës, duke mos precizuar se si do të duket ai.