Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, nw koordinim me EUROJUST kanë arritur të shkatërrojnë rrjetin e bandës së trafikut të drogës, tw drejtuar nga 3 shqiptarw. Nga ky operacion janë sekuestruar 4 milionë euro.
Si rezultat i këtij hetimi të përbashkët është bëri i mundur të sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës. Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë. Hetimet kanë bërë të mundur evidentimin e tre drejtuesve të grupit kriminal që janë 3 shqiptarë, që kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës.
Altin Dumani kreu i SPAK bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arrest në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15, dhe 1 person në ‘arrest shtëpie’.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se deri tani janë ekzekutuar nga BKH me mbështetjen e Policinë e Shtetit 14 urdhër-arreste. Operacioni po vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafik. Operacioni po vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Përveç SPAK, Njësisë së posaçme policore, Policisë së Durrësit në mbështetje të kolegëve nga Tirana ka marrë pjesë edhe Guardia di Finanza.
Më poshtë janë 21 emrat për të cilët SPAK kërkon arrestimin! 15 tashmë prapa hekurave:
- Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago
- Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago
- Emirajana Beu
- Dorian Beu
- Syrjan Tola
- Igli Lala alias Oltion Lala
- Ramazan Grada
- Florid Vukaj
- Gjergj Zefi
- Renato Zefi
- Rexhep Dallupi
- Alferd Luli
- Saimir prenga
- Lorik Prengaj alias Fabio Prenga
- Françesko Çeçi alias Francesko Ceci
- Ilir Duro
- Lulzim Selimi
- Dhimitër Nina
- Eledjo Dedej
- Enkeleda Bakalli
/s.f