Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Kjo ‘vizitë’ e tij në SPAK vjen pas rihapjes së hetimeve për vrasjet në Gërdec, ku emri i tij është lakuar jo pak. Një muaj më parë ishte ishte Aldo Bumçi, ish ministër Drejtësie gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci, i cili kur u mor në pyetje nga SPAK. Bumçi dha sqarime për një shkresë zyrtare, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”.
Gjitashtu SPAK ka ende në proces hetimi dosjen e ‘boronicave të arta’ në fabrikën e ngritur pranë Gërdecit.
Hetimi nisi pas publikimit të faktit se djali ish-kryeministrit Sali Berisha në dhjetor të vitit 2018 kishte firmosur një kontratë blerje prej 1.8 milionë euro për disa prona, truall, tokë dhe ndërtesa në Marqinet një zonë mes Vorës dhe Gërdecit. Ndërkohë këto prona ishin të rënduar me barrë hipotekore ndaj bankave me një vlerë prej 5,4 milionë euro.
Kontrata e siguruar një vit më parë ishte një marrëveshje ligjore e firmosur nga Shkëlzen Berisha si aksioner i vetëm i shoqërisë Logal shpk.
/a.r