Një 41-vjeçar në Fier ka bërë kallëzim Policinë e Fierit, se babai i tij, shtetasi Nasi Xhoxhi, 78 vjeç ka dalë nga shtëpia dy ditë më parë dhe nuk është kthyer më.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se i moshuari mund të jetë mbytur në plazhin e Semanit.
Njoftimi:
Fier/Informacion paraprak
Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.
/s.f