Një marinar ka deklaruar se ka parë objekte misterioze, që vinin rrotull rreth anijes amerikane. Ai ka qenë në anijen USS Paul Hamilton kur ekuipazhi raportoi se kishte “shumë” UFO që rrethonin mjetin ndërsa ajo lundronte në Oqeanin Paqësor, raporton The Sun.
Ky është një nga shumë incidentet e përshkruara në dokumentet e publikuara aksidentalisht nga Marina e SHBA-së vitin e kaluar.
Një nga marinarët e Paul Hamilton ka thyer heshtjen e tij dhe ka folur për atë cka ka parë.
Jeremy Corbell është një hetues kryesor i UFO-ve, i cili ka thënë se marinari pa objektet “të shkonin në një drejtim tjetër”, gjë që shtron pyetjen “kush ishin dhe nga erdhën?”
Në një videoklip të publikuar nga Pentagoni, një nga objektet mund të shihet në anije teksa dëgjohet një nga marinarët duke përshkruar atë që mund të shihet gjatë incidentit të korrikut 2019.
“Ka shumë sisteme ajrore pa pilot në afërsi të Paul Hamilton,” dëgjohet duke thënë marinari.
Raporti i zbuluar thotë se katër sisteme u panë rreth orës 2:40 të mëngjesit dhe ato qëndruan për rreth dy orë e njëzet minuta.
Zyrtarët e Pentagonit ndërmorën hapin e paprecedentë në vitin 2010 për publikimin e disa videove të jashtëzakonshme që tregonin “takime” me UFO-t.
/e.d