Janë vendosur disa kontakte me këtë forcë politike. Nuk kam ndonjë gjë konkrete për të thënë. Ne po negociojmë, po diskutojmë.”, thotë Berisha. Po diskutimi është vetëm në kokën e Berishës. Shpëtim Idrizi e ka marrë vendimin dhe ai nuk nuk pikë-takim me Partinë Demokratike.
“PDIU ka kohë që e ka marrë vendimin, që do të dalë e vetme në zgjedhje.“, thotë Idrizi. Ky konfirmim i Shpëtim Idrizit për Abc News, erdhi ditën që Sali Berisha nënshkroi marrëveshje me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, armikun e tij të përhershëm politikë.
“Marrëveshja e sotme e PD me PBDNJ është tregues që vendimi i PDIU është i duhur dhe pa kthim.”, tha Idrizi. Kryetari i PDIU-së e godet sot marrëveshjen me PD-PBDNJ por kjo armiqësi mes tyre nuk ndikoi që ata të ishin bashkë në koalicionin e Lulzim Bashës, në 2017, që atëherë u quajt “Fronti Opozitar”.
Ishin në një listë edhe në zgjedhjet parlamentare të 2021. Megjithatë ndarja tashmë është fakt dhe pritet të shihet si do të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve lokale, që janë një test i rëndësishëm për opozitën, që do të tentojë pas 4 vitesh të rikthehet në pushtetin vendor. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet në numra elektoral është më e madhe se PBDNJ-së e Vangjel Dules.
Në zgjedhjet parlamentare të 2021 PDIU nxori 2 deputetët në Tiranë, përkatësisht Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën, dhe 1 në Fier, Nusret Avdulla. PBDNJ-ja ndërkohë në parlament ka vetëm kreun e saj, Vangjel Dule, ndër deputetët më pak të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
/e.d