Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell, kërkon që kriza politike të zgjidhet me dialog dhe jo me dhunë, ndërsa u rekomandon të akuzuarve për krim dhe korrupsion të mos i ikin drejtësisë. Ai thotë se nuk duhet të ketë imunitet për askënd. Në Kosovë është krijuar një lloj imuniteti joformal për të përfshirët në krim dhe korrupsion, ku të akuzuarit, siç ka ndodhur rasti me ish-kryetarin e Kaçanikut, ikin lirshëm nga vendi drejt Evropës. Kjo duhet të ndryshojë, nuk duhet të ketë imunitet askush! Është shumë me rëndësi që kushdo që akuzohet të paraqitet para drejtësisë. Kështu ka thënë në intervistën, dhënë gazetës “Zëri” ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell, për të shtuar se jo shumë qytetarë të Kosovës besojnë që drejtësia në Kosovë është shumë e fortë, e që ky sistem nuk ka korrupsion. Kurse, kriza politike thotë se duhet zgjidhur me dialog.