Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje në lidhje me marrëdhënien me ish- zyrtarin e FBI Charles McGonigal i cili po përballet me dy akuza në SHBA, mes tyre njëra e lidhur me Shqipërinë.
Rama ka hedhur poshtë deklaratën e tij të mëparshme kur tha se e kishte mik ish zyrtarin, ndërsa tani deklaroi se e ka pasur fjalën për një “friendly relationship”.
I pyetur në lidhje me lejimin e krijimit të një komisioni parlamentar me anë të të cilit mund të hetohet lidhja e kryeministrit Rama dhe qeverisë me këtë çështje, Rama tha se për çështjen ka folur drejtësia amerikane dhe se kjo nuk mund të kontestohet nga ato që i quajti “Foltorja” dhe “vula”.
Pjesë nga biseda me gazetarët:
Keni deklaruar se e keni mik…?
Rama: Fjala mik është shumë e madhe. Unë kam folur për natyrën e marrëdhënies në gjuhën angleze, “Friendly relationship”. E kam takuar në zyrën me të rëndësishme të FBI në New York ku më ka dhënë medalje e kapele që në Big Brotherin politik u përfolën si përgjues, por nuk kemi shkëmbyer opinioni mbi fushat ku ishte ekspert.
A ishte në dijeni Ambasada Amerikane për takimet tuaja?
Rama: Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanë
Kam takuar një zyrtarët më të lartë të FBI dhe do e takoja sa herë të më jepej mundësia një zyrtar me atë post. Kam takuar dhe presidentin e SHBA dhe fakti që është nën hetim apo jo nuk ka lidhje me mua. kam bërë shumë mirë që e kam takuar. Gjithë kjo është një absurd. Në akt padi nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveç takimeve.
Takimet thuhet se janë shoqëruar me pagesa.
Rama: Në çfarë gjuhe e keni lexuar këtë?
Do të lejoni një komision parlamentar për hetimin e çështjeje?
Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane dhe kanë dalë konkluzione. Nëse mendoni se kjo mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e Foltores apo vulës, nuk kam asnjë koment. Njerëzit zgjedhin të besojnë psh që edhe një oligark i madh rus ka ardhur në Karavasta për të përfituar nga shegët e luleshtrydhet./m.j