Një 25-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua në Spanjë me akuzën se ka tentuar të vrasë një 18-vjeçar po shqiptar, më 9 tetor 2022 në Carmignano.
Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, menjëherë pas ngjarjes ishte strehuar në shtëpinë e miqve që ndodhej në El Vendrell, një vend afër Barcelonës.
Goditja me thikë që rrezikoi t’i kushtonte jetën 18-vjeçarit ndodhi pasditen e vonë të 9 tetorit në kopshtin e via Bicchi, pranë qendrës së Carmignano. 18-vjeçari ka arritur të tërhiqet zvarrë në një shtëpi aty pranë dhe ka kërkuar ndihmë. Më pas ai është operuar dhe është shpallur jashtë rrezikut për jetën.
Shkaku i sulmit nuk dihet ende, por dyshohet se përplasja mes tyre ka ndodhur për shkak të një vajze. Dyshohet se shkak është bërë 19-vjeçarja që kishte një lidhje romantike me viktimën e sulmit.
/e.d