Demokratët mblodhën këtë të mërkurë grupet parlamentare për të diskutuar rendin e seancës së radhës plenare dhe qëndrimet që do të mbajnë nesër në parlament.
Paralel në Kryesinë e Kuvendit dhe në selinë e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha u takuan me deputetët që i përkrahin në dy mbledhje të ndryshme, duke konfirmuar vijimin e ndarjes së grupit parlamentar.
Në takimin e Alibeajt, i pari për këtë vit, mori pjesë krahas deputetëve të tjerë edhe Ferdinand Xhaferraj që kishte deklaruar se do të firmoste nismën e Ervin Salianjit për shkarkimin e kreut të grupit, ndërsa ky i fundit, pavarësisht se gëzon mbështetjen e Berishës nuk iu bashkua mbledhjes së tij./m.j