Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit Fatos Klosi në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv deklaroi se Sali Berisha në protestën e opozitës më 21 janar 2011 donte të vrarë. Klosi tha se ai donte të tregonte se e vendos sigurinë në Shqipëri edhe duke bërë vrasje. Sipas Klosit, kallëzimi nga ana e PS-së duhet të ishte bërë më parë, pasi nëse ka fakte të reja duhet të hetohet sërish.
‘Prokuroria duhet ta kishte bërë me kohë këtë gjë. Është një institucion që mund ta çojë me tutje këtë problem. Deri tani problemi është trajtuar si vrasje nga pakujdesia. Ai që u vra më afër GJK-së. Ishte 2 metra mbas meje. Kam qenë atje për të parë, ky është fillimi i demonstrimit. Bulevardi ka qenë pothuajse bos. Por mbaronte protesta. Ajo ngjarje është programuar. Berisha donte të vrarë atë ditë. Donte për punët e tija. Ai donte të tregonte se e bën sigurinë në Shqipëri edhe duke bërë veprime të mëdha siç janë vrasje. Ky ishte një problem që diskutohej në atë kohë. Me ngjarjet e ’97, u detyruar që ta lërë në mes. Pastaj erdhën ngjarjet e ’98 dhe donte ta përsëriste sërish. Janë ngjarjet e 12-14 shtatorit ’98 kur morën kryeministrinë. Ata e kishin Tiranën në dorë dhe morën kryeministrinë. E quajti grusht shtetit, është qesharake komplet. Ngjarja më e rëndë që ka ndodhur ishte një Benz i vjetër u përplas më një kupë prej betoni. Askush nuk u fut brenda kryeministrisë. Nuk është ashtu siç e trajtoi Sali Berisha.
Tani po dalin ca letra të tjera. Nuk e di si janë e çfarë janë. Por e rihapin! Janë fakte të reja. Duhej bërë më parë. Duhej detyruar prokuroria që të bënte një hetime më serioz. Problemi është devijuar nga e vërteta. Janë marrë me probleme të holla teknike, por problemi është tjetër fare. Dy janë gjetur se kush kanë gjuajtur nuk janë ata fajtorët. Ata kanë pjesën e tyre të fajit! Të gjithë urdhrat e paligjshme nuk zbatohen. Kjo nuk ishte luftë. Ata mund të akuzohen sepse kanë zbatuar qartë urdhra të paligjshëm.’- u shpreh Klosi.
Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për audio-përgjimin e pretenduar në media se u dha urdhër për të qëlluar mbi protestuesit e 21 janarit. Ndërkaq nisur nga kjo prove e re e pretenduar, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dorëzoi në SPAK kallëzimin për vrasje ne rrethana cilësuese dhe shpërdorim detyre ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi.
/s.f