Një raport i fundit ka ngritur alarmin tek qeveria britanike për pajisje të ndryshme të prodhuara në Kinë por që dyshohet se përdoren për spiunazh.
Daily Mail shkruan se mbledhja e të dhënave është kryer nga shërbimi i sigurisë britanike që thotë se Kina po spiunon Anglinë përmes frigoriferëve inteligjentë, llambave dhe pajisjeve të tjera të kontrolluara përmes një aplikacioni.
Mikroçipet e vendosura tek pajisjet shtëpiake përbëjnë një kërcënim të gjerë për sigurinë kombëtare, sepse në këtë mëyrë Kina do të sigurojë informacion për miliona qytetarë britanikë.
Në laptopë, altoparlantë të kontrolluar me zë, orët inteligjente, matësa inteligjentë të energjisë, kamerat e ziles së dyerve, kamerat e trupit të policisë, makinat dhe madje në vaska u gjetën mikroçipe të instaluara.
Këto të dhëna mësohet se i dorëzohen më pas qeverisë kineze. Diplomati Charles Parton paralajmëroi se duhet të ndalojë sa më shpejt shitja e këtyre pajisjeve në vendet e Europës dhe jo vetëm.
Sipas raportit, tre kompani kineze Quectel, Fibocom dhe China Mobile dominojnë 54% të tregut global të pajisjeve inteligjente.
/s.f