Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin se ai bashkë me familjen e Aleks Nikës kanë kërkuar që çështja e 21 janarit të kalojë në SPAK pasi nuk kanë më besim tek prokuroria e Tiranës.
Sipas Hoxhës, prokuroria e Tiranës në 12 vjet nuk ka marrë asnjëherë në pyetje 5 njerëz që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjet e 21 janarit, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, Bamir Topi, Ina Rama.
“Ne kemi kërkuar që këtë çështje ta marrtë SPAK se kemi humbur besimin që prokuroria e Tiranës do ta hetojë. E kam zero besimin, se prokuroria deri tani s’e ka pyetur kurrë Berishë, Bashën, Ramën, Topin, Ina Ramën. Kur s’i ka pyetur për 12 vjet, do t’i pyesë në muajin e parë të vitit të 13?
Ndaj unë dhe familjarët e Aleks Nikës, një familje dinjtoze e vetmja që s’ka pranuara anjë lekë, që nuk e ka këmbyer gjakun e familjarit të tyre me paratë e pushtetit, kur u lodhën duke pritur drejtësi, vendosën të bëjnë këtë zgjedhje.
E para ta publikojmë, fakti që i kapëm gafil, që s’i dinte askush. Unë s’doja të njoftohej as qeveria, as mazhoranca se i kanë prishur hetimet prej 12 vjetësh”, tha Hoxha./m.j