Analisti Frrok Çupi ishte i ftuar në studion e Abc News ku foli për provën e re dhe kallëzimin që ka bërë Partia Socialiste lidhur me ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues. Ai e cilësoi këtë ngjarje si një “krim kundër qytetarisë ose krim për të fshehur krimet”.
Pse u vonua shumë ky proces?
“Është vonuar sepse në radhë të parë kur ndodhi krimi, nuk ndodhi rastësisht sepse qeveria kishte në dorë qeverinë armën, dhunën, prokurorinë dhe gjykatën. Ishte e pamundur se kush do të hetonte. SHBA qëndruan në atë moment dhe thanë stop, të mos bëjmë hap përpara se Berisha është i armatosur, si në një guvë ku njeriu që ka vrarë ka marrë peng gjithçka që ka shteti.
Arvizu lëshoi një bombë tymuese për të neutralizuar Berishën si vrasës duke i thënë se është burrë shteti, ndryshe do të kishte marrë dhe institucione të tjera. E dyta, është se 10 vjet që kaluan në një mazhorancë tjetër, janë 10 vjet padrejtësi. Sot drejtësia është nën sundimin e Berishës sepse ka para.
Sot, provoi se Berisha lëshoi piskamën ndaj drejtësisë dhe tha se është një material i falsifikuar. Arsyeja tjetër është se fuqitë e mëdha, aleatët tanë po përgatisnin reformën në drejtësi dhe e gjithë ushtria e ujqërve u la në qetësi. Ditën që do të ndërtohet SPAK, të hapej Kutia e Pandorës.“, tha Çupi.
I pyetur për deklaratën e Berishës, i cili e quajti të falsifikuar komunikimin mes drejtuesve të Gardës për 21 Janarin, Çupi tha: “Një pjesë e deklaratave të tij tashmë kanë rënë naivitet, një pjesë kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe një pjesë vijnë që nga Lufta e Ftohtë misi lindjes dhe perëndimit.”
A duhet të ndjejë frikë Berisha ku duket se PS do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje?
“Berisha ndodhet në panik prej kohësh që prej 9 shtatorit të 2021. Që nga 19 maji kur perceptoi se SHBA dinë gjithçka rreth tij. Dhe gjithçka është një depo gjigante me prova dhe fakte me monstra se çfarë ka kryer kur ka qenë në qeveri. Fakti që bën si nuk pranon asgjë do të thotë se është panik, e ka kuptuar se tashmë nuk hyn në punë asnjë argument që mund t’i paraqiste në kushte të tjera. Ka hyrë në rrugën që të hedhë bomba kundërshtimesh dhe kërcënimesh ndaj vendit dhe SHBA-ve”, tha Çupi./m.j