Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme.
Silger Dimo lëvizte me armë zjarri mes kryeqytetit në momentin e arrestimit.
Në cilësinë e provës është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë) me krehër me 7 fishekë.
I riu u v në pranga nën akuzën për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./m.j