Kryeministri, Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale të Urës së Madhe të Kukësit mbi Drin. Rama e ka konsideruar si pjesë të munguar të Rrugës së Kombit që pritet të realizohet plotësisht deri në pranverë.
Ura e Madhe e Kukësit, ka një ariktekturë të veçantë prej çeliku me 310 metër gjatësi dhe pritet të plotësojë Rrugën e Kombit.
“Mirëmëngjes! Dhe me një tjetër pjesë të munguar të Rrugës së Kombit, Ura e Madhe e Kukësit mbi Drin që pritet të realizohet plotësisht deri në pranverë, me një arkitekturë e strukturë të veçantë prej çeliku varur në 310 metër gjatësi, ju uroj të diel të mbarë”-shkruan Rama.
/a.r