Situata me reshjet e dëborës sot në verilindje paraqitet e qetë. Sipas gazetarit të Klan News Neki Feta, nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve në akset kombëtare dhe është bërë e mundur zhbllokimi i Qafës së Murrizit. Vetëm në rrugën që lidh qytetin e Peshkopisë me zonën e Lurës, ku kalimi i automjeteve është i pamundur.
“Nuk ka probleme përgjithësisht megjithëse në disa zona të thella ka rënë rreth 20 cm dëborë. Akset rrugore rurale janë të kalueshme nga makinat e larta por duhen përdorur zinxhirët. Nuk ka mungesë të energjisë elektrike në të gjithë qarkun e Dibrës”-raporton Feta.
Sa i përket përmbytjeve në Shkodër, është zgjeruar harta e sipërfaqeve të prekura, me 100 hektarë nga dita e djeshme.
Gazetarja Emi Kalaja thotë se zonat problematike vijojnë të jenë Oboti, Muriqani dhe njësia administrative Dajçë si dhe aksi Shirq-Darragjat është i pakalueshëm për automjetet.
“Aksi Bogë-Theth mbetet i bllokuar. Janë 1220 hektarë tokë e përmbytur”-bën të ditur Kalaja.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe juglindjen. Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se në Dardhë, trashësia e dëborës ka arritur në 10 centimetra, ndërkohë që në aksin turistik qarkullohet normalisht. Të gjitha akset në qarkun e Korçës janë të kalueshme dhe nuk shfaqen probleme në bllokimin e rrugëve.
/a.r