Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët.
Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se në Dardhë, trashësia e dëborës ka arritur në 10 centimetra, ndërkohë që në aksin turistik qarkullohet normalisht.
Të gjitha akset në qarkun e Korçës janë të kalueshme dhe nuk shfaqen probleme në bllokimin e rrugëve.
Temperatura minimale në Qarkun e Korçës arrin -2 gradë Celsius.
/a.r