Policia ka arrestuar një 46-vjeçar, punonjës i OSHEE-së pasi nga hetimet ka rezultuar se u instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshe matësa energjie kundrejt shumave monetare. Në pranga ka përfunduar shtetasi Bujar Llakaj.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Përfitimi”, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit.
Iu instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshme, matës të energjisë elektrike, kundrejt pagesave të konsiderueshme, vihet në pranga një 46-vjeçar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përfitimi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi:
– Bujar Llakaj., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së, iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/e.d