Nesër shënohen plot 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit të 2011-tës, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Drejtësia akoma nuk është vendosur, dhe familjarët e viktimave kanë kërkuar që çështja të kalojë në SPAK.
Gazetari Artan Hoxha ka sjellë detajë ekskluzive të tragjedisë për “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu.
Ai u shpreh se personat që vranë atë ditë, vazhdojnë të jenë të pandëshkuar dhe të jenë në politikë.
“Shteti bëri tentative për të fshehur vrasjet. Serverat u fshinë, regjistrimet audio u fshinë, audiot e komunikimeve të policisë u fshinë…”, u shpreh Hoxha.
“Oficerët kanë qëlluar me urdhër, komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe Agim Lluko.
Audio që kam siguruar pas 12 vitesh, vërteton se vrasjet janë kryer me urdhër.
Komunikimi është bërë nga një kanal i veçantë radiojeje, ku aty nuk komunikonin e gjithë garda, por vetëm një pjesë, ku më vonë u quajt edhe “grupi i zjarrit”.
Në atë kanal radioje, ka qenë dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha”, ka thënë Artan Hoxha për Zona Zero.
/e.d