Novosela e Vlorës gjendet në gjendje emergjence, kjo për shkak të rrezikut konstant të daljes së Vjosës nga shtrati.
Që prej mesditës niveli i lumit në zonën e urës së Mifolit është rritur me 5.5 metra nga niveli normal i lumit raporton Ora News.
Prurjet e shumta burojnë nga reshjet e dendura kryesisht në Memaliaj e Tepelenë, por edhe ngrohja e temperaturave që kanë sjellë shkrirjen e borës e për pasojë prurje ka edhe në Shushicë.
Aktualisht situata është nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa orët në vijim do të jenë tregues, në rast se niveli rritet edhe me 30 cm të tjera njësia e Novoselës do të japë alarmin për evakuimin e banorëve të zonës shtoi kreu i njësisë administrative të novoselës, Kanan Shakaj.
Kanan Shakaj: “Në lumin Vjosa në këto momente niveli është 55\10, i cili ka një rritje rreth 2 metra nga dita e djeshme. Ka filluar të dalë nga shtrati po nuk paraqet rrezikshmëri, në bazë të informacionit që kemi nga Memaliaj dhe Tepelena. Ka filluar rënia që në oren 12, këtu do vazhdojnë prurjet deri në 12 të nates, dhe mbas ores 12 do të fillojë rënia. Deri nesër në mëgjes uji është i larguar nga sipërfaqja e tokës. Kështu që nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri, megjithatë ne i kemi marrë masat të gjitha. Grupet janë në gatishmëri të ndërhyjnë, dhe në momënte të caktuara po të vazhdojë të jetë 58\10 niveli që ne njoftojmë popullaten, për evakuimin e tyre. Por nuk është një situatë e tillë.
Masat janë marrë, deri tani ato pikat e rrezikut tani janë siguruar janë marrë masat e plota dhe nuk paraqitet ndonjë rrezikshmëri për të ardhmen plus këto që janë brënda zonës së mbrojtur brenda basenit, normalisht këto toka gjithmonë përmbyten. Por pa rrezikshmëri.
Ata ishin të domosdoshëm, në rast se ato panele nuk do të ishin bërë, me këtë nivel që kemi tani dhe nqs niveli do të rritej edhe gjysmë metre, të gjitha fushat e myzeqesë do të ishin të përmbytura. Ajo ka dhënë një garanci të madhe, sepse 6 mijë hektarë tokë, shpëtojnë përfundimisht nga mbrojtja e këtyre paneleve që janë mbrojtëse.”
Sipas burimeve nga Shtabi i Emergjencave, prurjet kanë rënë në zonën e Memaliaj e Tepelenës ndërsa rrezik mbeten ato të lumit Shushicë.
Aktualisht problematike prezantohet edhe Bashkia e Selenicës, ku disa hektarë janë nën ujë, ndërsa vërshimi i Shushicës ka sjellë përmbytjen e nënstacionit të pompimit.