Momentalisht emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se sekuestrimi i kësaj sasie të madhe kokaine u bë falë bashkëpunimit të disa agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.
Anija në fjalë ishte rreth 100 metra e gjatë dhe mbante flamurin e shtetit afrikan të Togos. Paraprakisht raportohet se ajo që ngriti dyshimet e autoriteteve ishte fakti se ekuipazhi kishte deklaruar se transportonte 200 ton kafe, një sasi shumë më e madhe nga kapaciteti i anijes.
Operacioni në fjalë u kodua Blume dhe është në vijimësi të disa operacioneve të tjera të autoriteteve spanjolle me qëllim goditjen e të ashtuquajturës “rruga Atlantike” e kokainës. Kjo rrugë njihet për transportin e lëndës narkotike me anë të anijeve tregtare apo të peshkimit, nga Amerika Jugore nëpërmjet Atlantikut e që destinacion kanë kontinentin Europian./tvklan.al
/e.d