Ish kryeminstri Sali Berisha ka komentuar sërish aferën e inceneratorëve duke thënë se 51 milionë euro po paguhen nga qytetarët e Tiranës për kryeministrin Edi Rama në një kohë që plehrat as nuk seleksionohen jo më të digjen.
Në një konferencë nga selia blu, kryetari i PD, Berisha akuzoi Ramën se rrahu gjoksin në parlament për inceneratorët, por sipas tij ky është akti më flagrant i qeverisë pasi plehrat nuk po digjen.
Deklarata e Sali Berisha:
Çështje e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë.
Ju patë, këto ditë, se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu, inertet, në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin, në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka as besë dhe as moral, se aty po bëhet një mrekulli, thoshte Edi Rama, e patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes. Pavarësisht se ka një kontratë që përcakton gjithçka ndryshe.
Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor.
Në ata kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër,a ty groposej dhe varrosej SKAP-i i partisë dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.
Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin, kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh.
Prej 5 vitesh Rama e Veliaj presin euro, florinj aty, vjedhin cdo ditë dhjetra mijëra euro e në total diferenca mes 11 e 29, pra 18 euro për cdo ton, depozitohet në kontot ofshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm.
SPAK është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama Veliaj.
Kjo vetëm se sipërmarrja është e Ramës dhe Velisë. Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot ofshore të Erion Velisë dhe Edi Ramës, për plehra sikur digjen, në një kohë që as digjen por as seleksionohen, si u betua sipërmarrësi i plehrave Rama kryetari i organizatës kriminale mafioze të plehrave, para Parlamentit.
Të gjitha këto bëjnë të paditurin, nuk ndodh asgjë, nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve.
Nuk ka akt më të turpshëm se qendrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere.
Akuzën e parë për ministrin Koka e ka për korrupsion por nuk ka asnjë hetim për korrupsion, SPAK e ka të ndaluar të hetojë korrupsionin. E kalojnë në shpërdorim detyre. SPAK përveç, se Koka është një ish ministër, këta janë të gjithë ish, pasi e nxori në Greqi Alqi Bllakon e ktheu se do ndriste një super skandal.
Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre.
/s.f