• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ungjin tim Isuf Kalo! Si e priti me gjakftohtësi lajmin se do të vdiste. Leksioni më domethënës…

by Përparim Kalo
20/01/2023 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Përparim Kalo

I tronditur prej humbjes sё njeriut tonё tё dashur, qё pёr mua dhe motrat e mia ishte edhe me statusin e babait tё dytё, mund tё shkruaj aq sa tё lejojnё emocionet e njё dite si kjo, qё pёrcjell lajmin nga dheu i huaj se ai qё e mendoje, nёse jo tё pёrjetshёm, tё paktёn shumё mё jetegjatё se kaq, i ka mbyllur sytё pёrgjithmonё.

Ungji im/ynё Isuf i pёrket njё kategorie tё rrallё njerёzish. Kёtё e them pasi e kam ndjerё nga qindra sy e gojё tё shumё njerёzve qё na rrethojnё, tё cilet ia kanё njohur Isuf Kalos zotesine profesionale dhe interesat e gjera intelektuale por edhe mirёsinё qё rrezatonte nё marrёdhёniet njerёzore.

Historia e tij, arritjet, sfidat, kanё qenё leksione tё gjalla pёr ne.

Fillimisht student ekselent nё vitet kur nuk kish fonde tё posaçme pёr atё kategori studentesh, ai arriti tё shkёlqente shpejt nё mjekësi si kёrkues shkencor, duke u bёrё edhe i njohur ndёrkombёtarisht si specialist, por po aq shkёlqente nё fushёn e letrave, si vjershёtor e mё pas si autor i mjaft librave shkencorё e publicistikё, e sё fundmi si prozator me librin e mirёpritur Blloku.

Por nuk mbetej pas nё lojёn e shahut e tё pingpongut, e sidomos nё fushёn e humorit, ku shprehjet e batutat e tij sillnin gaz e hare nё grumbullimet e vogla e tё mёdha, spontane a tё organizuara, familjare a sociale

Marrёdhёnia ime me Isufin ishte mё tepёr se ajo prej gjakut. Ai u bё mentori im, udhёrrefyesi e frymёzuesi im pёr rreth 50 vjet, kur pas humbjes sё babait tonё mori pёrsipёr rolin e tij prindёror.

Kam ndjekur me vёmendje ecurinё e karrierёs sё tij tё spikatur si mjek dhe habitesha se ku gjente kohё tё merrej me aq shumё gjёra, tё lexonte aq shumё e tё shkruante, tё bёnte vizita tё kujdesej edhe pёr nipёr e mbesa, ndёrkohё qё kish sytё e mendjen tek dy fёmijёt e tij.

Po nuk mbetet me kaq. Ai ndiqte nga larg, e afёr, kudo ku ndodhej, ecurinё akademike e profesionale edhe tё fёmijёve tanё, u falte atyre po aq dashuri sa kishim ndjerё e ndjenim edhe ne.

Tё gjitha kёto skalitёn nё mendjen time staturёn e njё njeriu tё jashtёzakonshёm, dhe sot qё ndjeva se tronditja ime ishte nё rezonancё me atё tё shumё miqve e shokёve tё tij, shumё prej tё cilёve u bёnё edhe shokёt e mi, kuptova qё ai ka lёnё pas nje pasuri tё madhe, njё cikёl tё plotё leksionesh qё janё fiksuar nё kujtesёn tonё falё njohjes, qendrimit e komunikimit me tё.

Njё tjetёr tipar dallues i tij, qё arrita ta shquaj me kohё, ishte guximi, trimёria. Trimёria e llojit tё ri, e epokёs sё pasluftёs. Trimёria pёr tё marrё pёrsipёr detyra tё vёshtira e pёr tja dalё mb’anё. Trimёria pёr tё shkruajtur e pёr tё qenё kritik nё mbrojtje interesit publik.

Por guximi i tij u shpalos nё sytё e mi kohёt e fundit kur mё foli hapur pёr vdekjen qё i afrohej pashmangёsisht. Mё foli hapur pёr etapat qё do tё ndiqte ajo dhe madje priti me gjakftohtёsi. Po aq ftohtё priti konkluzionin e mjekes sё huaj, e cila i tha se nga treguesit e gjendjes sё tij, jeta e tij parashikohej tё ndёrpritej brenda pak muajsh.

Nuk mund ta pёrshkruaj ankthin qё mё pushtoi teksa dёgjova kёtё komunikim dhe qetёsia me tё cilёn Isufi e dёgjoi dhe e pёrcolli tek ne me buzёqeshje kёtё lajm dramatik. Dhe ky qendrim ka kohё qё mё rri nё mendje si njё ndёr leksionet e tij mё domethёnёs…

Next Post
Mësuesi në Tepelenë mohon: Nuk e kam ngacmuar seksualisht nxënësen

Mësuesi në Tepelenë mohon: Nuk e kam ngacmuar seksualisht nxënësen

Comments 1

  1. Qytetar nga Tirana says:
    3 years ago

    I ndrite shpitrti. Une kam pasur nje rast te femijet e mi. Mu gjend ne kohe, i dha kuren e duhur, i foli dhe i beri psikoterapi Ma sheroji ne kohe rekord. I ruajte zoti femijet dhe ta kujtojne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In