Katër apartamente në Elbasan me vlerë 300 mijë Euro janë konfiskuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Këto apartamente dyshoht se burojnë nga aktiviteti kriminal i dy bashkëjetuesve të cilët i kanë në posedim.
Ata janë 48-vjeçarja Z.Gj. dhe 58-vjeçari N.V. alias B.B. Të dy këta persona janë dënuar për trafik armësh e municionesh, prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe falsifikim dokumentesh në vitin 2009 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Apartamentet e konfiskuara kanë një sipërfaqe totale rreth 470 m2 me vlerë 300 mijë Euro.
Policia thotë se vijon punën për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale.
/s.f