Një aeroplan i Yeti Airlines u rrëzua në Nepal të dielën duke u marrë jetën 72 personave që ndodheshin në bord, mes tyre gjashtë fëmijë, 15 të huaj, si dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.
Kjo është tragjedia më e madhe që ndodh në vendin aziatik në dekada. Megjithatë, shkaku i rrëzimit të avionit mbetet ende i paqartë.
Duke folur për një rrjet televiziv në Australi, eksperti i aviacionit Jeff Thomas deklaroi se shkaku i rrëzimit të avionit ishte ngecja aerodinamike.
Kjo ndodh kur shpejtësia e avionit ulet aq shumë sa krahët e tij nuk mund të prodhojnë ngritje të mjaftueshme për të “mbështetur” peshën e tij.
Siç shihet në video, avioni humb një përqindje të madhe të shpejtësisë ndërsa i afrohet tokës dhe pesha e tij duket se nuk është e shpërndarë siç duhet dhe për këtë arsye mjeti fluturues e pati të pamundur të kthehet në një orbitë normale.
Kujtojmë se ATR 72 i Yeti Airlines fluturonte me ngarkesë të plotë, pra 72 pasagjerë, që ishte kapaciteti maksimal i tij.
Sa i përket pyetjes nëse përplasja ishte për shkak të gabimit të pilotit apo prej një problemi mekanik, eksperti thotë se ka shumë të ngjarë të jetë një kombinim i të dyjave.
Mund të ketë qenë problem i motorit, por shton ai, drejtimi dhe qëndrimi i avionit korrigjohet lehtësisht nga piloti.
/s.f