Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se është në rrugë për në Kiev, për të diskutuar masat e reja të mbështetjes për Ukrainën me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili ka bërë thirrje për një dorëzim më të shpejtë të armëve.
Dy liderët do të diskutojnë “masat konkrete për të siguruar që Ukraina të jetë më e fortë dhe më e fuqishme”, tha Michel në një video-mesazh të postuar në Twitter.
Mega paketa e re amerikane e ndihmës ushtarake për Ukrainën do të ketë një vlerë totale prej rreth 2.5 miliardë dollarë, raporton CNN, duke cituar dy burime të mirëinformuara. Kjo është një nga paketat më të mëdha të shpallura nga Uashingtoni që nga fillimi i luftës shkurtin e kaluar. Paketa, e cila ende nuk është finalizuar, do të përfshijë për herë të parë mjete luftarake Stryker. Ndihma e re, mund të finalizohet deri në fund të javës.
/s.f